“Dy valixhe me para u konfiskuan nga aksioni i sotëm në AZHB”

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se duket se nga aksioni i sotëm në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, janë konfiskuar dy valixhe me para. 

Lajme

24/02/2021 11:52

Miftarja përmes një postimi në Facebook, ai tha se në këtë aksion duket se janë konfiskuar valixhe me shuma parashë, derisa ka lavdëruar prokurorin e rastit.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Nga aksioni i sotem si duket dy valixhe me Euro qenkan konfiskuar.

Banknotat 500, 200 dhe 100, aty ketu edhe 50. Jo pak, po SHUME, me qindra mijera Euro. E ne kete rast, nese perfundon si duhet lenda, nje pergezim per prokurorin e rastit Rafet Halimi dhe krejte zyrtaret policor.

Respekt per Prokurorin Rafet Halimi. Ama aspak respekt per Kujtim Munishin qe u mundu ne vend te ngjarjes me ja marr meritat prokurorit Halimi. /Lajmi.net/