Dy ndeshjet që i shtyu bora luhen sot në Superligë, spikat “klasikja” e futbollit kosovar
Sot do të zhvillohen dy përballjet e javës së 15-të në Superligën e Kosovës, të cilat u shtyn pak ditë më parë për shkak të reshjeve të dendura të borës. Vëmendja është në derbin mes Prishtinës dhe Dritës që do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.net.…
Sport
Sot do të zhvillohen dy përballjet e javës së 15-të në Superligën e Kosovës, të cilat u shtyn pak ditë më parë për shkak të reshjeve të dendura të borës.
Vëmendja është në derbin mes Prishtinës dhe Dritës që do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.net.
Drita synon fitore të mbetet në hap me Llapin dhe Ballkanin në krye të tabelës. Gjilanasit kanë 25 pikë në pozitën e tretë.
Prishtina synon gjithashtu pikët e plota për t’iu afruar sa më shumë pozitave që dërgojnë në Evropë në fund të sezonit.
Bardhekaltrit kryeqytetas kanë 18 pikë në pozitën e pestë.
Takimi tjetër që është në program për sot luhet në Drenas, me Feronikelin ’74 që i bën konak Lirisë.
Dy skuadrat janë në garë për mbijetesë dhe ndeshjet direkte do të jenë tejet të rëndësishme për dy ekipet.
Feronikeli është i teti me 12 pikë, ndërkohë Liria përmbyll renditjen tabelore në vendin e fundit me nëntë pikë./Lajmi.net/