Dy gjigantët evropian në garë për Asension

Mesfushori duket se do të largohet nga Real Madridi.

Sport

22/09/2021 18:52

Marco Asensio thuhet se ka kërkuar largimin nga Real Madridi pasi nuk po ka aspak hapësira të shfaq potencialin e tij, transmeton lajmi.net.

Që nga ardhja e Carlo Ancelotti në krye të ekipit, Asensio ka pasur shumë pak minutazh dhe është inkuadruar vetëm si zëvendësues në minutat e fundit të ndeshjeve.

Sipas ‘Fichajes’, dy gjigantët evropian, Liverpool dhe Juventusi e kanë bërë objektiv transferimin e spanjollit.

25-vjeçari, në karrierë ka zhvilluar 198 ndeshje me ‘Mbretërit’ në të gjitha garat, duke realizuar 37 gola e 22 asistime.

Nëse Ancelotti vazhdon të mos i jap minutazh atëherë Asensio pritet të largohet në drejtim të Liverpoolit ose Juventusit. /Lajmi.net/