Dy gjigantët anglez interesohen për Damsgaard

Mikkel Damsgaard ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.

Sport

31/08/2021 10:00

Damsgaard shkëlqeu me Kombëtaren e Danimarkës në Kampionatin Evropian duke nxitur interesimin e shumë skuadrave evropiane, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘The Daily Star’, Liverpool dhe Tottenhami po synojnë transferimin e futbollistit të Sampdorias.

“The Reds” thuhet se e kërkojnë mesfushorin si zëvendësues të Xherdan Shaqirit që kaloi te Lyonin.

Në anën tjetër Spurs kërkojnë danezin që të përforcojnë fazën sulmuese të ekipit.

Mbetet të shihet e ardhmja e Damsgaard pasi merkato mbyllet sonte në top ligat evropiane. /Lajmi.net/