Dy arsyet pse Real Madrid nuk nënshkroi me Erling Haaland
Haaland është një nga golashënuesit më të mirë në botë.
Sport
Aktualisht anëtar i Dortmund, Haaland kapte vëmendje qysh me paraqitjet e tij me skuadrën e Salzburg, por edhe me shpresat e Norvegjisë, kur shënonte nëntë gola në një ndeshje.
Lojtari siguroi një kalim nga Salzburg te Dortmund, por në garë për të ishin edhe skuadra si Manchester United, Juventus e Real Madrid.
‘Marca’ zbulon dy arsyet pse Real Madrid nuk kishin nënshkruar me lojtarin gjatë verës së kaluar – ndoshta gabim i madh.
Arsyeja e parë ka të bëjë me stilin e lojës së Haaland. Ai nuk është një lojtar me shumë finesë, por është një lojtar i fortë, robotik. Kjo bëri që skautët e Real Madrid të ishin në dyshim nëse ai do t’ia dilte në ‘Bernabeu’, transmeton lajmi.net.
Në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, Haaland shënonte një gol në 149 minuta lojë. Besohej se lojtari nuk do të ketë kontinuitet.
Megjithatë, karriera e tij ndryshoi kur shënoi nëntë gola në një ndeshje. Më pas, ai shkëlqeu në Ligën e Kampionëve me Salzburg, si dhe mori flakë në ‘Signal Iduna Park’, në ndeshjet e para me Dortmund.
Real Madrid janë skuadra në ‘pole position’ për ta transferuar lojtarin qysh këtë verë, edhe pse ai kaloi te Dortmund gjatë janarit. /Lajmi.net/