Dy aksidente me fatalitet gjatë ditës së djeshme, Policia shqiptoi 1938 tiketa

Numër i madh i aksidenteve është raportuar edhe mbrëmë në Kosovë. Dy nga këto aksidente ishin me fatalitet, 17 të tjera me të lënduar, 28 me dëme materiale. “AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME-FATALITET-Rahovec / 12.06.2024-12:45. I dyshuari kosovar i cili me datën e cekur kishte shkaktuar vet-aksident duke drejtuar veturën ku për pasojë kishte pësuar lëndime  dhe…

Lajme

28/06/2024 10:15

Numër i madh i aksidenteve është raportuar edhe mbrëmë në Kosovë.

Dy nga këto aksidente ishin me fatalitet, 17 të tjera me të lënduar, 28 me dëme materiale.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME-FATALITET-Rahovec / 12.06.2024-12:45. I dyshuari kosovar i cili me datën e cekur kishte shkaktuar vet-aksident duke drejtuar veturën ku për pasojë kishte pësuar lëndime  dhe ishte dërguar për trajtim në QKUK, me datë 27.06.2024 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.”

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET-Prishtinë 27.06.2024, 14:30. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture me vozitës mashkull kosovar dhe një autobusi. Si pasojë përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar disa persona /pasagjerë dhe vozitësi i veturës i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”

Përgjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 938 tiketa trafiku.

Policia vazhdimisht ka bërë thirrje për ngasje të kujdesshme dhe respektim të rregullave të trafikut./Lajmi.net/