Kurti udhëton drejt Malit të Zi, merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Malit të Zi, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e Procesit të Berlinit. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, shkruan lajmi.net. Sipas njoftimit, në kuadër të samitit, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale me drejtues dhe përfaqësues të…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Malit të Zi, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e Procesit të Berlinit.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, në kuadër të samitit, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale me drejtues dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, zyrtarë të lartë dhe krerë shtetesh.
Samiti i Procesit të Berlinit mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, me fokus në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të vendeve të rajonit. /Lajmi.net/