Kraki kritikon Ramën për masat e reja në Shqipëri: Ku po mendon se është, kryeministër në Rusi?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me vendimet e fundit të tij që, sipas deputetit, kufizojnë liritë themelore të qytetarëve. Përmes një reagimi, Kraki ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku prej disa ditësh po mbahen protesta, disa prej të cilave janë shoqëruar me përplasje të…

Lajme

21/10/2026 15:24

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me vendimet e fundit të tij që, sipas deputetit, kufizojnë liritë themelore të qytetarëve.

Përmes një reagimi, Kraki ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku prej disa ditësh po mbahen protesta, disa prej të cilave janë shoqëruar me përplasje të dhunshme.

Duke iu referuar masave të njoftuara nga Rama, deputeti ka vënë në pikëpyetje kufizimin e lirive të qytetarëve dhe mënyrën e marrjes së vendimeve të tilla.

“Dmth ne Shqipëri vetë kryeministri merr vendime që kufizojnë liritë bazike të qytetarit. Në vende të BE për të cilat ky flet, vetëm gjykatat kanë marrë vendime të tilla. Ku po mendon se është kryeministër në Rusi”, ka shkruar Kraki.

Reagimi i deputetit vjen në kohën kur në Shqipëri po zhvillohen protesta dhe po debatohen masat e reja të paralajmëruara nga qeveria e Ramës. /Lajmi.net/