Durmishi i VV’së i ‘shpall’ zgjedhjet e reja: Nëse doni zgjedhje, atëherë nuk ka problem
Hysen Durmishi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për zhvillimet në LDK lidhur me postin e Presidenti. Ai e ka konsideruar tashmë siç duket punë të kryer një ujdi tjetër të mundshme, duke i përmendur kështu zgjedhjet e reja. Sipas tij, janë të panevojshme, por se për VV’në nëse opozita duan nuk do të paraqiste problem.…
Lajme
Hysen Durmishi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për zhvillimet në LDK lidhur me postin e Presidenti.
Sipas tij, janë të panevojshme, por se për VV’në nëse opozita duan nuk do të paraqiste problem.
“Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, por nëse doni zgjedhje, atëherë nuk ka problem. Problemin nuk e keni te Presidenti, por te Kryeministri. Ama, Kryeministrin e përcakton vota e qytetarëve. Unë vetëm një gjë mund t’ju garantoj: do të angazhohem maksimalisht që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike”, shkroi ai.