Duhet të paguash gjashtë mijë euro të bësh një xhiro me këtë tren në Indi

Një burrë ka udhëtuar në një tren luksoz, bileta në të cilin i kushtoi shtatë mijë dollarë (afro gjashtë mijë euro).

Fun

23/08/2020 17:54

Siç edhe përshkruan përvojën burri, identiteti i së cilit nuk është bërë i ditur nga Daily Mail, ulëset e pasagjerëve janë të skemuara në mënyrë të atillë që të ketë socializim ndërmjet konsumatorëve, transmeton lajmi.net.

Në mesin e shërbimeve, sipas videos së ngarkuar nga Daily Mail, përfshihen edhe masazhet për konsumatorët, përfitim ky i cili përfshihet në çmimin e biletës.

Ndër të tjera, mbresëlënëse është edhe enterieri i mjetit transportues në përgjithësi, ku me theks të veçantë nga mundësuesi i videos shquhet kuzhina.

Përveç kuzhinës, në tren është i improvizuar edhe një bar, në të cilin shërbehen pije falas.

Ndiqeni videon e mëposhtme për t’i parë të gjitha shërbimet e mundshme që ofron ky mjet transportues në Indi. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMailVideo/videos/946540102526326/