Dueli mes Mayweather dhe nipit të mafiozit shkoi keq, kaos dhe përleshje masive në ring
Rikthimi në ring i boksierit të famshëm amerikan Floyd Mayweather nuk shkoi mirë, sepse ndeshja ndaj John Gotti u ndërpre në raundin e 6-të. Pas kësaj ndodhi një përleshje e madhe në ring në të cilën morën pjesë njerëz nga të dy kampet. Një turmë njerëzish u gjendën brenda ringut dhe filluan të grushtohen dhe…
Sport
Rikthimi në ring i boksierit të famshëm amerikan Floyd Mayweather nuk shkoi mirë, sepse ndeshja ndaj John Gotti u ndërpre në raundin e 6-të.
Pas kësaj ndodhi një përleshje e madhe në ring në të cilën morën pjesë njerëz nga të dy kampet.
Një turmë njerëzish u gjendën brenda ringut dhe filluan të grushtohen dhe kaosi ka vazhduar në “backstage” mes dy palëve, njoftojnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Mediat raportojnë se përleshja ka qenë kaotike që në fillim, pasi Gotti është ankuar disa herë për Mayëeather dhe kur gjyqtari e ka ndërprerë ndeshjen në raundin e 6-të, është përplasur me Floyd dhe kështu ka shkaktuar situatën e lartpërmendur.
Gotti, meqë ra fjala, është një luftëtar MMA që është si boksier profesionist, ndërsa Mayëeather konkurron vetëm përmes ndeshjeve ekspozuese. Kjo është lufta e tij e shtatë që nga pensionimi. Megjithatë, është padyshim më e keqja e organizuar.
Është gjithashtu interesante se Gotti thuhet se është nipi i bosit të famshëm mafioz John Gotti i cili drejtonte familjen Gambino./Lajmi.net/
Chaos ERUPTS after the Floyd Mayweather and John Gotti III fight was waived off ?
(via @The_ZeusNetwork)pic.twitter.com/sRBWXTj1DM
— Yahoo Sports (@YahooSports) June 12, 2023