Duda i prekur pas aksidentit në Gjilan, thotë disa fjalë

Reperi gjilanas, Burim Osmani është prekur nga aksidenti me fatalitet që ndodhi gjatë ditës së sotme në vendlindjen e tij.

ShowBiz

07/03/2019 19:34

Sot në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, me ç’rast një kamion ka goditur disa vetura, një traktor dhe një kamion tjetër ku për pasojë një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë të lënduar, shkruan lajmi.net.

Në mesin e shumë reagimeve ka folur edhe reperi gjilanas, Burim Osmani i njohur për publikun si Duda.

“Tragjedi sot Gjilan ngushllime familjes Qoqaj Zoti ne lula Xhehnetit aga Qerim e te lenduarve sherim sa ma shpejt e ishalla sdodhin ksi sene kerkun…”, ishin fjalët e tij pranë një fotografie koalazh të hedhur në Instagram./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/But2VR4hFT7/