Duda Balje tallet me sloganin e LDK-së: Duda. Dudë

Lidhja Demokratike e Kosovës, konkretisht kandidati për kryeministër nga ajo parti, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot sloganin zyrtar të partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajme

24/01/2021 21:36

“Shteti. Shtet” është slogani i LDK-së në këto zgjedhje.

Bashkë me sloganin, Hoti ka prezantuar edhe vizionin e LDK-së.

Mirëpo me sloganin e tyre është tallur deputetja Duda Balje, e cila e ka modifikuar me emrin e saj.

“Duda. Dudë”, ka shkruar ajo në Facebook.