Dua të largohem

Robin van Persie ka tronditur Manchester Unitedin. Sulmuesi holandez ka paraqitur kërkesë për largim nga klubi, ka njoftuar analisti i famshëm anglez, Mark Lawrenson. Van Persie besohet se është i pakënaqur me menaxherin e ri David Moyes dhe mund të largohet nga Old Trafford, sipas ish mbrojtësit të Liverpoolit. Në deklaratat e tij për Today…

Sport

07/12/2013 13:17

Robin van Persie ka tronditur Manchester Unitedin. Sulmuesi holandez ka paraqitur kërkesë për largim nga klubi, ka njoftuar analisti i famshëm anglez, Mark Lawrenson.

Van Persie besohet se është i pakënaqur me menaxherin e ri David Moyes dhe mund të largohet nga Old Trafford, sipas ish mbrojtësit të Liverpoolit.

Në deklaratat e tij për Today FM në Irlandë, Lawrenson ka thënë se ka dëgjuar njoftime se golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar në Premierligë, mund të braktisë Unitedin.

“Po vijnë njoftime të ndryshme. Një ose dy prej gazetarëve që mbulojnë Manchester Unitedin më kanë thënë se kanë dëgjuar se Van Persie të martën mund të ketë paraqitur kërkesë për largim nga klubi. Andaj, nëse ndodh kjo do të jetë një tollovi e madhe për David Moyesin”, deklaroi ai.