Dua Lipa në kampanjën e video-lojës FIFA 21 të PlayStation me mesazh kundër racizmit

Dua Lipa bashkë me yje të tjerë pjesë e video-lojës FIFA 21, ku këtë herë japin mesazh kundër racizmit.

ShowBiz

03/03/2021 13:25

Dua Lipa para pak kohe bëri të ditur se është bërë pjesë e video-lojës së famshme FIFA 21 të PlayStation, shkruan lajmi.net.

Artistja bashkë me disa emra të tjerë, është ndër karakteret e kësaj video-loje, ku fansat që luajnë këtë lojë mund të zgjedhin të luajnë si ajo.

Së fundi, kjo video-lojë ka bërë një kampanjë sensibilizuese me mesazhe kundër racizmit në fanellat e lojtarëve.

Në atë kampanjë përveç Dua Lipës janë edhe Winnie Harlow, Lewis Hamilton, Anthony Joshua, e të tjerë.

Mesazhi në fanellat e tyre është “Nuk ka vend për racizëm”. /Lajmi.net/