Dua Lipa mbështet personat me ngjyrë të komunitetit LGBTI

Dua Lipa ka dalë në përkrahje të komunitetit LGBTI.

ShowBiz

02/06/2020 18:20

Ditët e fundit në SHBA po mbahen protesta të dhumshme për shkak të vrasjes së George Floyd, shkruan lajmi.net.

Akti i vrasjes së Floyd u cilësua racist, andaj ka pasur reagime të shumta nga e gjithë bota, sidomos nga emrat e njohur.

Së fundi, Dua Lipa pas mesazheve sensibilizuese për personat me ngjyrë, ajo po mbështet edhe komunitetin LGBTI të personave me ngjyrë.

Në një postim të gjatë, artistja tha se do qëndrojë gjithmonë pranë atij komuniteti, sidomos në këtë periudhë.

“Unë do të flas gjithmonë për ju sipas mundësive të mia dhe do ju dua gjithmonë. Derisa e dimë që e nesërmja nuk na premtohet, ne duhet ta kujtojmë ta jetojmë të vërtetën. Më me zë se ndonjëherë. Bashkë”, shkruan ndër të tjera Dua Lipa. /Lajmi.net/