Dua Lipa mban koncerte madhështore në Buenos Aires: E dua çdo moment

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbajtur dy netë radhazi koncerte madhështore në stadiumin “River Plate” në Buenos Aires. Në një postim në Instagram, ajo ndau emocionet e saj me ndjekësit, duke shkruar: “2 nights at River Plate ARARARARA!!! Hit this stadium run running!!!!! Amo cada momento.” Dua shfaqet e mbushur me energji…

ShowBiz

09/11/2025 14:32

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbajtur dy netë radhazi koncerte madhështore në stadiumin “River Plate” në Buenos Aires.

Në një postim në Instagram, ajo ndau emocionet e saj me ndjekësit, duke shkruar: “2 nights at River Plate ARARARARA!!! Hit this stadium run running!!!!! Amo cada momento.”

Dua shfaqet e mbushur me energji në skenë, ndërsa publiku argjentinas i ka rezervuar një pritje spektakolare.

Me këtë performancë, artistja shqiptare e ka konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një ndër yjet më të mëdha të muzikës pop në botë.