Dua Lipa bëhet nostalgjike për ditët e fëmijërisë, publikon videon e ëmbël

Dua ndau një video të rrallë nga fëmijëria.

ShowBiz

19/09/2020 11:08

Dua Lipa ka publikuar një video të realizuar gjatë fëmijërisë, ku shfaqet pranë shoqes së saj, shkruan lajmi.net.

Në atë video, këngëtarja po lozte bashkë me shoqen, ndërsa të dyja ishin grimosur dhe kishin rregulluar këmbët.

Dikush po i filmonte dhe iu drejtohet me disa pyetje atyre, ndërsa Dua e vogël nuk hezitonte t’i përgjigjej në shqip.

Me këtë video, ajo shfrytëzoi rastin që ta uronte shoqen për ditëlindje, ndërsa i kujton me nostalgji ato kohë.

https://www.instagram.com/p/CFSOgLfHEUI/

Kujtojmë se, Dua Lipa së fundi ka marrë pjesë në “Late late show”, ndërsa realizoi një performancë të bukur, duke kthyer këngën “New rules” në versionin që i përshtatej situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CFQipPzs1OA/