Dua flet për projektet e reja, refugjatët dhe Kosovën në një intervistë për CNN
Dua Lipa është njëra nga artistet më të suksesshme shqiptare në botë.
ShowBiz
Këtë e ka dëshmuar me projektet e njëspasnjëshme, koncertet e padyshim se nuk mungon edhe në intervista të ndryshme ku flet për veprimtarinë e saj, shkruan lajmi.net.
Në një të fundit të realizuar me gazetaren e CNN-it, Becky Andresonin, Lipa ka folur për projektet e reja, koncertet, Kosovën dhe kohën kur ishte refugjate në Angli.
“Askush nuk e lë vendlindje me dëshirë. Unë e di se çfarë do të thotë pasi e kam përjetuar duke ardhur në Britani të Madhe. Kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam plotësuar ëndrrat”, shprehet ajo.
Këngëtarja 23 vjeçare po ashtu falënderon prindërit e saj për përkrahje dhe se çdo gjë që bën, e bën për ta.
Lipa në asnjë moment nuk harron të tregojë dashurinë që ka ndaj vendit të saj, Kosovës. /Lajmi.net/