Droni në ndihmë të luftimit të koronavirusit nëpërmjet dritës ultra vjollcë

Që të luftohet sa më lehtë koronavirusi, Digital Aerolus pretendon se e ka krijuar dronin e parë për hapësira të brendshme, që do t’ju ndihmojë bizneseve të ndryshme të pastrojnë ambientin.

Auto & Tek

09/04/2020 19:44

Aertos 120-UVC shfrytëzon dritën ultra vjollcë, derisa fluturon nëpër dhomë dhe pastron të gjitha sipërfaqet, transmeton Telegrafi.

Nëpërmjet algoritmit të integruar, ky dron shfrytëzon llogaritjet e ndryshme matematikore, që orientohet nëpër dhomë.

Krijuesit pretendojnë se Aertos ka nivel të lartë për dezinfektim, që të shkatërrojë deri në 99 për qind të viruseve, teksa fluturon për gjysmë orë në lartësi deri në 1.8 metër.

Me anë të këtij droni, do të jetë shumë më e lehtë pastrimi i hapësirave të brendshme të qendrave shëndetësore, transportit publik, shitore ushqimore, hapësira biznesi dhe depo.