Driton Selmanaj nervozohet pasi nuk u votua Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj është shprehur i nervozuar pasi deputetët nuk e votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Lajme

17/09/2020 14:26

Me anë të një postimi në Facebook, Selmanaj ka thënë se kjo është “për keqardhje”, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, ky ligj do t’ua mundësonte qytetarëve tërheqjen e 200 milionë eurove nga kursimet e tyre.

Postimi i plotë:

Për keqardhje…

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë nuk e votojnë P/ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili do u mundësonte qytetarëve qasje në 200 milion euro nga kursimet e tyre.

Madje deputetët opozitar nga frika që ky p/ligj do mund të kaloj nga deputetët nga radhët e pushtetit, ata për ta bllokuar aprovimin e tij, vendosin që të mos marrin pjesë fare në votim.

Vërtet shtrohet pyetja kë përfaqësojnë këta deputetë?

A kanë ndjesinë për nevojat e qytetarëve?

A kanë idenë se në çfarë rrethanash na ka sjellë situata me Covid 19?

Vërtetë keq, keq, keq…… /Lajmi.net/