Drita njofton largimin e Iran Junior, lojtari së shpejti transferohet te Dukagjini
Mesfushori brazilian Iran Junior është larguar zyrtarisht nga Drita e Gjilanit pas një edicioni. Lajmin e ka konfirmuar klubi gjilanas përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare në Facebook, shkruan lajmi.net. Drita dhe futbollisti brazilian kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme. “Ju njoftojmë që kemi mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dy anshme me…
Sport
Mesfushori brazilian Iran Junior është larguar zyrtarisht nga Drita e Gjilanit pas një edicioni.
Lajmin e ka konfirmuar klubi gjilanas përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare në Facebook, shkruan lajmi.net.
Drita dhe futbollisti brazilian kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.
“Ju njoftojmë që kemi mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dy anshme me lojtarin Iran Junior. Iran erdhi te ne në sezonin 2022/23 dhe gjatë periudhës një vjeçare arriti 14 paraqitje me klubin në të gjitha kompeticionet dhe realizoi 2 gola dhe 1 asist” – thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar.
27-vjeçari edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Dukagjinit të Klinës, me zyrtarizimin që do të bëhet së shpejti.
Lajmi.net raportoi ekskluzivisht një ditë më parë se Iran Junior ka arritur marrëveshje me klubin klinas.
Ekskluzive: Dukagjini arrin marrëveshje me ish-futbollistin e Dritës, Iran Junior
Iran Junior ka qenë pjesë e Dritës në edicionin e kaluar, ndërkohë karrierë ka bërë edhe te Ulpiana sa ishte pjesë e Superligës./Lajmi.net/