Drita mposht Prishtinën dhe ndez luftën për titull
Drita, e ka mbyllur vitin me një fitore bindëse në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Prishtinën me rezultat 2:0 në Gjilan. Kjo përballje e mbetur e xhiros së 13-të shënoi edhe përfundimin zyrtar të stinorit vjeshtor në elitën e futbollit kosovar. Gjithçka u vendos në pjesën e parë, ku Drita tregoi efikasitet maksimal. Jorgo Pëllumbi…
Sport
Drita, e ka mbyllur vitin me një fitore bindëse në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Prishtinën me rezultat 2:0 në Gjilan. Kjo përballje e mbetur e xhiros së 13-të shënoi edhe përfundimin zyrtar të stinorit vjeshtor në elitën e futbollit kosovar.
Gjithçka u vendos në pjesën e parë, ku Drita tregoi efikasitet maksimal. Jorgo Pëllumbi hapi serinë e golave në minutën e 26-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Raddy Ovouka dyfishoi epërsinë. Në të dy aksionet vendimtare asistues ishte Besnik Krasniqi, i cili shkëlqeu nga krahu i djathtë.
Me këtë triumf, Drita e përfundon pjesën e parë të sezonit në vendin e katërt me 29 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini në pozitën e tretë. Prishtina mbetet e dyta me 30 pikë, tri më pak se Ballkani, kampioni i stinorit vjeshtor, ndërsa kjo ishte humbja e tretë për kryeqytetasit nën drejtimin e Afrim Tovërlanit.