Drita fiton me shumë vështirësi ndaj Ballkanit

Drita e ka mposhtur me shumë vështirësi Ballkanin.

Sport

05/03/2019 15:21

Drita e ka mposhtur Ballkanin në javën e 21-të në kuadër të Superligës së Kosovës me rezultat, 1:2

Ballkanasit kaluan në epërsi ta parët, me golin e shënuar nga Jetmir Topalli në minutën e 13’-të, e që ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Drita filloi të këndellej në pjesën e dytë, duke realizuar dy gola.

Gjilanasit shënuan golin e barazimit me anë të Haxhi Nezirajt (57’), ndërsa rezultati e përmbysi Kyrian Nwabueze (70’).

Pas kësaj xhiroje, Drita gjendet në vendin e katërt me 32 pikë, ndërsa Ballkani në të tetin me 27 sosh. /Lajmi.net/