‘Dridhet’ Dortmund – Messi e Dembele kthehen në stërvitje

Një lajm i jashtëzakonshëm për Barcelonën, para ndeshjes me Dortmund, është rikthimi i Messi dhe Dembele në stërvitje.

Sport

15/09/2019 12:43

Lionel Messi nuk ka regjistruar akoma debutimin e tij në edicionin e ri me Barcelonën, për shkak të një dëmtimi të pësuar në stërvitje.

Jashtë fushave të blerta ka qenë edhe Ousmane Dembele, gjithashtu i dëmtuar, duke bërë që Barca të ketë një start të vështirë të sezonit.

Por, sot, dyshja kanë gëzuar tifozët e Barcelonës, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kundër Dortmund.

Messi dhe Dembele janë parë teksa stërviten me pjesën tjetër të grupit, në stërvitjen e mëngjesit, transmeton lajmi.net.

Barca dhe Dortmund do të përballen me njëra tjetrën gjatë së martës. Barca futet në këtë takim pas fitores 5:2 kundër Valencias. /Lajmi.net/