Drerët shijojnë pamjen e bukur të parkut të zbrazët Nara në Japoni
Nëse dikush ju tregon që do të vizitojë Japonin, vend i parë që ju bie në mend është Tokio.
Fun
Tokio është një metropol me shumë ndërtesa dhe vende për të bërë pazar. Sidoqoftë, ka vende gjëra më të bukura që mund ti vizitoni nëse shkoni në Japoni, si ndonjë park i bukur, transmeton lajmi.net.
Në parkun Nara mund të shihet një pamje e bukur dhe shumë atraktive. Mund të vizitoni vende historike, tempuj, muze dhe shumë gjëra të tjera.
https://www.instagram.com/p/B_W86dLH2iH/?utm_source=ig_embed
Parku Nara, i njohur në Japoni edhe si Nara Kōen, gjendet në qendër të qytetit Nara. Parku është ndër më të vjetrit në Japoni që nga viti 1880.
Atraksionet më ikonike në Nara gjenden në parqet si Kasuga Taisha Shrine, tempulli Todaiji, tempulli Kofukuji, dhe muzeu kombëtarë Nara.
Parku është gjithashtu i pasur me pemë, në park mund të shihni edhe pemët e quajtura Sakura. Pemët Sakura janë lule natyrale jo zyrtare për Japoninë dhe mbajnë një pozicion mjaft të rëndësishëm në kulturën japoneze.
Në parkun Nara mund të shihni gjithashtu edhe drerin japonez. Dreri japonez janë të nderuar si të dërguarit e mesazheve nga zoti në regjionin Shinto.

Më shumë se 1 mijë drerë lëvizin lirshëm në park dhe janë si simbol i qytetit dhe i pasurisë natyrore. Ndryshimi mes drerit të zakonshëm dhe ati japonez apo ndryshe dreri sika, është që dreri sika nuk humbet hapësirën e tij edhe kur të rritet.
Kryesisht janë të butë por, kur janë të uritur mund të bëhen agresiv. Ka shenja të sigurisë në gjuhën japoneze dhe në anglisht të vendosura në park.
Në fillim të marsit, turistët dhe lokalët filluan distancimin social që të ndalojnë përhapjen e COVID-19. Nga kjo arsye, drerët japonez filluan të largohen nga parku dhe dolën në rrugë që të kërkonin për ushqim. Tani, pasi që shumica e njerëzve u kthyen përsëri duke vizituar parkun, drerët janë kthyer në park. /Lajmi.net/