Drejtori sportiv i Real Madrid mbush me shpresë tifozët për rikthimin e Ronaldos

Drejtori sportiv i Real Madrid, Emilio Butragueno, në një intervistë së fundmi është pyetur për rikthimin e Cristiano Ronaldos në Spanjë.

Sport

16/03/2021 22:35

Javët e fundit, titujt e shumë gazetave spanjolle dhe atyre italiane kanë qenë të mbushura me Ronaldon, raporton lajmi.net.

Kjo për arsye se thuhej që portugezi mund të rikthehet në klubin ku fitoi gjithçka, pra, Real Madrid.

Së fundmi, drejtori sportiv Emilio Blutragueono, i pyetur për një rikthim të mundshëm të Ronaldos në skuadër tha: “Do ta shohim, jemi të fokusuar për ndeshjen ndaj Atalantas”.

Ronaldo, i cili po kalon në një formë shumë të mirë në Serie A, mund të rikthehet përsëri në Los Blancos./Lajmi.net/