Drejtori sportiv i Liverpoolit vendos të largohet nga klubi

Gjiganti anglez do të bëjë ndryshime në stafin organizativ.

Sport

10/11/2021 17:43

Skuadra e Liverpoolit në fund të ediconit do të ketë një drejtor të ri sportiv, transmeton lajmi.net.

Kjo për shkak se drejtori aktual Michael Edwards ka vendosur të largohet nga klubi në fund të edicionit.

Edwards thuhet se është në bisedime me klubin tjetër anglez Newcastle që po synon të bëjë ekip të luftojë për trofe.

Ndërkohë, Julian Ward që është momentalisht asistent i drejtorit sportiv do të zë vendin e Edwards.

Liverpooli momentalisht zë vendin e katërt në Premier Ligë me 22 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/