Drejtori sportiv i Juventusit, Paratici: E ardhmja e Ronaldos është këtu

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka mohuar zërat se sulmuesi Cristiano Ronaldo, do largohet në verë.

Sport

21/11/2020 21:09

Thuhet se portugezi në verë mund të largohet dhe t’i bashkohet gjigantit francez, PSG, transmeton lajmi.net.

Por, Paratici është i sigurt se e ardhmja e lojtarit është në Torino.

“Mund t’iu sigurojë se e ardhmja e Cristiano Ronaldos është këtu të Juventusi. Nuk i japim shumë vëmendje spekulimeve, ka shumë lajme çdo ditë”, u shpreh ai.

Mbetet të shihet për të ardhmen e CR7, meqenëse edhe ish klubi, Manchester United ka interesim./Lajmi.net/