Drejtori i Juventusit: Ronaldo mbante skuadrën

Drejtori i Juventusit, Maurizio Arrivabene ka pranuar se humbja e Cristiano Ronaldos te Manchester United, ishte humbje e madhe për skuadrën.

Sport

24/11/2021 11:49

Ronaldo u largua verën e kaluar duke kaluar në “Old Trafford”, me të cilët nënshkroi kontratë dyvjeçare, transmeton lajmi.net.

Pas humbjes nga Chelsea, Arrivabene tha se largimi i portugezit ka ndikuar negativisht.

“E nisëm me mungesën e disa lojtarëve dhe kjo ndikoi. Kur një lojtar si Cristiano Ronaldo largohet, për mirë ose keq, e mban peshën dhe përgjegjësinë e skuadrës, është normale të këtë zbritje”.

“Mendoj që lojtarët kanë marrë përgjegjësi dhe janë duke shikuar për të ardhmen. Duhet të jetë shpirti i skuadrës”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Juventus ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, derisa në vikend i pret një ndeshje jo e lehtë, ndaj Atalantas./Lajmi.net/