Draxler e pranon se është i pakënaqur te PSG: Situata ime në klub nuk është e lehtë
Mesfushori gjerman me tipare ofensive, Julian Draxler ka dhënë disa komente lidhur me situatën e tij te skuadra e PSG.
Sport
Draxler kalonte me bujë të madhe te skuadra e Paris Saint Germain, por asnjëherë nuk arriti të përmbushte potencialin e plotë.
Hapësirat për Draxler te PSG janë vogla dhe lojtari gjerman thotë se kjo nuk është situatë aspak e lehtë për të, duke pranuar në njëfarë forme pakënaqësinë e tij.
“Jam i lumtur që luajta 90 minuta për herë të parë në një kohë kaq të gjatë. Jam akoma i bindur që kam kualitetin për këtë skuadër”, ka thënë Draxler, transmeton lajmi.net.
“Situata im në klub nuk është e lehtë. Më mungon ritmi”, shtoi gjermani.
“Kam folur me trajnerin Hansi Flick personalisht, por ai tashmë na ka thënë, si skuadër, se ai ka nevojë për lojtarë që janë fizikisht mirë, që janë në ritëm”. Më duhen më shumë lojë për Kupën e Botës. Shohim çfarë ndodh gjatë verës”, ishin fjalët e lojtarit.
Julian Draxler u paraqit në ndeshjen që Gjermania e fitoi 2:0 përballë Izraelit, dhe luajti ndeshje të plotë për herë të parë pas Kupës së Francës në janar. /Lajmi.net/