Draskovic: Nëse Serbia varros me nderime Mladic, varrosë edhe veten moralisht

Ish kryediplomati dhe politikani serb Vuk Draskovic e tha troç se nderimi shtetëror i kriminelit të luftës Ratko Mladic do të ishte shembje e themeleve morale njerëzore e Serbisë. Dikur lideri i partisë serbe SPO në pronocim për gazetën serbe Danas vlerësoi se nderimi i një personi si Ratko Mladic është i turpshëm. “Shugurimi mediatik…

Lajme

30/08/2026 23:54

Ish kryediplomati dhe politikani serb Vuk Draskovic e tha troç se nderimi shtetëror i kriminelit të luftës Ratko Mladic do të ishte shembje e themeleve morale njerëzore e Serbisë.

Dikur lideri i partisë serbe SPO në pronocim për gazetën serbe Danas vlerësoi se nderimi i një personi si Ratko Mladic është i turpshëm.

“Shugurimi mediatik i Ratko Maldic si një kalorës hero i kombit serb është i turpshëm. E pafalshme është të festohen krimet e tmerrshme për të cilat ai u dënua. Serbia është buzë greminës së rrënimit shpirtëror” tha ai.

Draskovic e komentoi edhe varrimin e Mladic i cili mund të kryhet me nderimet më të larta shtetërore serbe do të ishte gërryerje e vetë themeleve të Serbisë si komb.

“Varrimi me nderimet më të larta ushtarake shtetërore të njeriut të cilin gjyqet ndërkombëtare e dënuam me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe plot krime të tjera, do të ishte varrimi i themeleve të moralit, drejtësisë e atyre njerëzore të Serbisë së sotme” tha ai.