Drama për Presidentin, deputetët e LVV-së heshtin për kandidaturën e Andin Hotit
Sot po zhvillohet një ditë intensive për procesin e zgjedhjes së presidentit në Kosovë, ndërsa Grupi Parlamentar i Lëvizja Vetëvendosje kanë filluar të mbledhje për çështjen e kandidaturave. Megjithatë, deputetët nuk zbuluan nëse do të propozojnë Andin Hoti për president. Deputeti Mefail Bajqinovci nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë çështje. Njësoj, as Arjeta…
Lajme
Sot po zhvillohet një ditë intensive për procesin e zgjedhjes së presidentit në Kosovë, ndërsa Grupi Parlamentar i Lëvizja Vetëvendosje kanë filluar të mbledhje për çështjen e kandidaturave. Megjithatë, deputetët nuk zbuluan nëse do të propozojnë Andin Hoti për president.
Deputeti Mefail Bajqinovci nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë çështje. Njësoj, as Arjeta Fejza dhe as Hysen Durmishi nuk kanë konfirmuar nëse Andin Hoti është në garë për postin e presidentit.
E pyetur për kandidaturën e Hotit, Fejza u shpreh shkurt: “Do ta shihni në njoftimet zyrtare, çdo gjë do të jetë publike”, duke shtuar më pas: “Nuk e di.”
Edhe Hysen Durmishi ka zgjedhur të mos deklarohet për këtë temë.
Ndërkohë, Abdulla Klinaku u pyet nëse gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seancë për zgjedhjen e presidentit dhe nëse Andin Hoti do të jetë kandidat. Ai u përgjigj: “Sa i përket seancës, do ta shohim se çfarë do të diskutohet sot në mbledhje.”
Po ashtu, deputetja Fatmirë Kollçaku, gjatë hyrjes në mbledhje, deklaroi: “Në kohën e duhur do të bëjmë publike gjithçka dhe do t’i sqarojmë të gjitha informacionet.”
Në përgjithësi, përfaqësuesit e VV-së kanë mbetur të rezervuar, duke lënë që çdo zhvillim të bëhet i ditur përmes njoftimeve zyrtare. /Lajmi.net/