Dortmundi mposht Leverkusen

Borussia Dortmund ka mposhtur Bayer Leverkusen. Dortmundi ka fituar 1:0 ndaj Leverkusen, në kuadër të ndeshjes së parë në Bundesligë. Ndeshje më të mirë zhvilluan vendasit, duke gjetur edhe golin, përcjell lajmi.net. Po rridhte minuta e 10` kur Marco Reus shënoi, për t`i dhuruar epërsinë Dortmundit. Pas golit të shënuar u krijuan edhe disa raste,…

Sport

06/08/2022 20:27

Borussia Dortmund ka mposhtur Bayer Leverkusen.

Dortmundi ka fituar 1:0 ndaj Leverkusen, në kuadër të ndeshjes së parë në Bundesligë.

Ndeshje më të mirë zhvilluan vendasit, duke gjetur edhe golin, përcjell lajmi.net.

Po rridhte minuta e 10` kur Marco Reus shënoi, për t`i dhuruar epërsinë Dortmundit.

Pas golit të shënuar u krijuan edhe disa raste, por porta nuk u tund.

Në anën tjetër Leverkusen nuk arritën të rrezikojnë seriozisht ‘verdhezinjtë’.

Ndërsa në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje më e baraspeshuar.

Raste u krijuan nga të dy ekipet, por gola nuk dhuruan.

Me këtë fitore Borussia Dortmund arkëton pikët e plota në ndeshjen e parë në ligën gjermane./Lajmi.net/