Dortmundi kërkon transferimin e Piatek

Borussia Dortmund është në kërkim të një sulmuesi të ri pas problemeve shëndetësore të Sebastian Hallerit. Mediat gjermane njoftojnë se drejtuesit e klubit kërkojnë tansferimin e sulmuesit të Hertha Berlinit, Krzysztof Piatekun, transmeton lajmi.net. Sipas tyre, Piatek po shihet si zëvendësues ideal i Hallerit për sezonin e ri. Dortmundi pritet të fillojë negociatat me Herthan…

Sport

31/07/2022 11:07

Borussia Dortmund është në kërkim të një sulmuesi të ri pas problemeve shëndetësore të Sebastian Hallerit.

Mediat gjermane njoftojnë se drejtuesit e klubit kërkojnë tansferimin e sulmuesit të Hertha Berlinit, Krzysztof Piatekun, transmeton lajmi.net.

Sipas tyre, Piatek po shihet si zëvendësues ideal i Hallerit për sezonin e ri.

Dortmundi pritet të fillojë negociatat me Herthan dhe është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar për lojtarin./Lajmi.net/