Dortmundi fiton bindshëm ndaj Bochum

Borussia Dortmund ka marrë një fitore ndaj Bochum. BVB fitoi bindshëm 3:0 në shtëpi kundër Bochuam, transmeton lajmi.net. Vendasit fituan me lehtësi ndeshjen e kësaj jave në Bundesliga. Ata gjetën golin qysh në minutën e 8` me anë të Youssoufa Moukoko. BVB shënuan sërish në minutën e 12` Giovanni Reyna u tregua i saktë nga…

Sport

05/11/2022 17:22

Borussia Dortmund ka marrë një fitore ndaj Bochum.

BVB fitoi bindshëm 3:0 në shtëpi kundër Bochuam, transmeton lajmi.net.

Vendasit fituan me lehtësi ndeshjen e kësaj jave në Bundesliga.

Ata gjetën golin qysh në minutën e 8` me anë të Youssoufa Moukoko.

BVB shënuan sërish në minutën e 12` Giovanni Reyna u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Mysafirët arritën të ngushtojnë epërsinë, pasi Hofmann realizoi, por VAR e anuloi.

Për golin e tretë për u përkujdes përsëri Moukoko në minutën e 45+2`.

Pjesa e dytë u konkretizua me raste te tjera, por gola nuk solli.

Me këtë fitore BVB ka 25 pikë në vendin e tretë.

Kurse, Bochum ka vetëm shtatë në vendin e 17./Lajmi.net/