Dortmundi e mposht me rikthim Freiburgun

Borussia Dortmund e ka mposhtur ekipin e Freiburgut. 3:1 fitoi ekipi i Dortmundit ndaj Freiburgut. BVB fillimisht ishin në disavantazh, pasi të parët në këtë takim shënuan vendasit. Në minutën e 35` ishte Gregoritsch që shënoi për Freiburgun. Pjesa e parë u mbyll 1:0 për ekipi vendas. Por, pjesa e dytë më e mirë ishte…

Sport

12/08/2022 22:24

Borussia Dortmund e ka mposhtur ekipin e Freiburgut.

3:1 fitoi ekipi i Dortmundit ndaj Freiburgut.

BVB fillimisht ishin në disavantazh, pasi të parët në këtë takim shënuan vendasit.

Në minutën e 35` ishte Gregoritsch që shënoi për Freiburgun.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 për ekipi vendas.

Por, pjesa e dytë më e mirë ishte për mysafirët, pasi shënuan tri herë.

Gittens barazoi në të 77`, pas shtatë minutash Moukoko i dha epërsinë Dortmundit.

Për rezultatin final 1:3 u përkujdes Wolf që shënoi në minutën e 88`.

Kështu Borussia Dortmund merr fitoren e dytë në sezonin e ri të Bundesligës, ndërsa Freiburg humbjen e parë, pasi në javën e kaluar kishte fituar (4:0) ndaj Augsburgut./Lajmi.net/