Dortmund siguron Ginterin

Një tjetër ‘goditje’ nga Borussia Dortmund. Sipas të përditshmes sportive gjermane Sport Bild, klubi nga Bundesliga ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Freiburgut, Matthias Ginter. Dortmund ka mposhtur konkurrencën e fortë nga Manchester United dhe Arsenal duke ofruar 8 milionë euro për transferimin e Ginterit nga Freiburg, gjatë afatit kalimtar të verës. Dortmund – që…

Sport

12/04/2014 09:18

Një tjetër ‘goditje’ nga Borussia Dortmund. Sipas të përditshmes sportive gjermane Sport Bild, klubi nga Bundesliga ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Freiburgut, Matthias Ginter.

Dortmund ka mposhtur konkurrencën e fortë nga Manchester United dhe Arsenal duke ofruar 8 milionë euro për transferimin e Ginterit nga Freiburg, gjatë afatit kalimtar të verës.

Dortmund – që do të humb sulmuesin kryesor Robert Lewandowski, i cili do t’i bashkohet Bayern Munichut në fund të sezonit – është duke sjell përforcime të njëpasnjëshme.

Klubi siguroi shërbimet e sulmuesit të Herthas, Adrian Ramos dhe të premten konfirmoi marrëveshjen me Real Madridin për blerjen e mesfushorit Nuri Sahin, i huazuar në klub nga fillimi i këtij sezoni.