Dortmund në bisedime me Chelsean për talentin anglez

Borussia Dortmund është në bisedime për të nënshkruar me anësorin e Chelseat, Callum Hudson-Odoi, sipas SkySports.

Sport

29/08/2021 12:55

‘Sky Sports News’ ka kuptuar se Hudson-Odoi do të ishte i hapur për të lëvizur pasi ai dëshiron futboll të rregullt të ekipit të parë, diçka që nuk po mund të gjejë tek skuadra e Tuchel pas konkurrencës së madhe tek ekipi londinez.

Hudson-Odoi nuk ka luajtur ende asnjë minutë pas tre ndeshjeve të edicionit të ri të Premier Ligë me Chelsean, dhe klubi ende nuk ka vendosur nëse do ta lejojë atë të largohet.

Dortmund e shohin si një zëvendësues potencial të Jadon Sanchos i cili kompletoi transferimin e tij këtë verë tek Manchester United për 75 milion funte. /Lajmi.net