Dorëzohet Xhemajli

Mesfushori i Napolit, Blerim Xhemajli është dorëzuar në garë për titull të kampionit në Serie A. Ylli shqiptar i cili realizoi gol në fitoren 2:0 ndaj Sassuolos të dielën ka pranuar se skuadra e tij është jashtë garës për Scudetto. Napoli aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 50 pikë, 13 më pak se lideri…

Sport

18/02/2014 11:37

Mesfushori i Napolit, Blerim Xhemajli është dorëzuar në garë për titull të kampionit në Serie A.

Ylli shqiptar i cili realizoi gol në fitoren 2:0 ndaj Sassuolos të dielën ka pranuar se skuadra e tij është jashtë garës për Scudetto.

Napoli aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 50 pikë, 13 më pak se lideri Juventus dhe Xhemajli nuk beson se ata mund të rivalizojnë Bianconerët, që kërkojnë titullin e tretë të njëpasnjëshëm në Serie A.

“Scudetto është shumë larg, Juventus nuk po e humb asnjë ndeshje, ne duhet të luftojmë për pozitën e dytë”, deklaroi Xhemajli gjatë një interviste për +N.

“Shumë ndeshje mund të duken të lehta në shikim të parë, por nuk është kështu, kundër Sassuolos kemi dhënë sinjal të rëndësishëm, kurse në Bergamo gabuam me qasjen tonë”, u shpreh ai.