Dorëzohet Granit Elshani-Avokatja thotë se ai ishte duke punuar në Zvicër

Granit Elshani i cili akuzohet për një vrasje e cila ka ndodhur në vitin në diskotekën “City Club” në Pejë, në vitin 2010 është dorëzuar sot vullnetarisht në Policinë e Kosovës. Avokatja e Elshanit, Kosovare Kelmendi e ka konfirmuar për lajmi.net se Elshani është vetdorëzuar. “Po është e vërtetë, i është përgjigj vendimit të Gjykatës…

Lajme

04/11/2024 14:06

Granit Elshani i cili akuzohet për një vrasje e cila ka ndodhur në vitin në diskotekën “City Club” në Pejë, në vitin 2010 është dorëzuar sot vullnetarisht në Policinë e Kosovës.

Avokatja e Elshanit, Kosovare Kelmendi e ka konfirmuar për lajmi.net se Elshani është vetdorëzuar.

“Po është e vërtetë, i është përgjigj vendimit të Gjykatës së Apelit që i është caktuar paraburgimi para një muaj gati. Ai ka qenë në Zvicër dhe i ka lajmëruar Policinë e Kosovës para se me ardh përmes meje me njoftim zyrtar. Sot ka ateruar në Prishtinë, e ka prit Policia dhe është dërguar në Qendër të Paraburgimit”, ka thënë Kelmendi për lajmi.net.

Si për çudi, gjatë kohës sa ai do të duhej t’u përgjigje autoriteteve në Kosovë, Elshani paska qenë “duke punuar në Zvicër”.

Kjo sipas avokates Kelmendi. Ajo ka thënë se Elshani gjatë këtij muaji që po kërkohej nga Policia ka qenë duke punuar në Zvicër.

“Gjatë këtij muaji Graniti ka qenë jashtë shtetit sepse ai ka qenë i lirë. Para një muaji është ndryshuar vendimi dhe i është caktuar masa e paraburgimit dhe menjëherë sot është përgjigj. Ai ka qenë në Zvicër duke punuar”, ka thënë Kelmendi për Granit Elshanin i cili akuzohet për vrasje.

Granit Elshani, ishte dënuar më 24 vite burgim për vrasjen e ndodhur në diskotekën “City Club” në Pejë dhe prej shumë vitesh është në hasmëri me një familje të njohur në Pejë, familjen Kelmendi.

Konflikti i nisur vite më parë u mori jetën shumë njerëzve.

Më 27 shtator të këtij viti, Gjykata Themelore në Gjakovë konfirmoi se Elshani i dënuar nga Apeli më 24 vite burgim nuk është gjendur në shtëpi për t’u dërguar në paraburgim.

Me këtë rast është lëshuar letër rreshtim vendor.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka konfirmuar se bazuar në vendimin e Apelit kanë lëshuar urdhëresë për Stacionin Policor në Pejë që Elshani të dërgohet në paraburgim Por se, sipas përgjigjes, kur Policia ka shkuar për zbatim të urdhëresës Elshani nuk është gjetur në shtëpinë e tij. Sipas deklarimit të familjarëve, Elshani nuk ndodhet në Kosovë

“Nga raporti i Policisë për zbatimin e urdhëresës, jemi njoftuar se i pandehuri G.E. nuk është gjetur në shtëpi, dhe sipas deklarimit të familjarëve të tij, ai nuk ndodhet në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Prandaj Themelorja në Gjakovë bazuar në raportet e Policisë ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore që ndaj Elshanit të lëshohet urdhër për shpalljen e Letërreshtimit vendor.

Gjykata e Apelit i kishte shqiptuar Granit Elshanit dënim me burgim në kohëzgjatje prej 24 viteve. Përmes këtij aktgjykimi, i akuzuari Granit Elshani është shpallur përgjegjës për veprat penale – vrasje e rëndë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.Me këtë vendim, Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës së Gjakovës të datës 26.02.2024, e cila e kishte liruar Granit Elshanin nga akuzat për dy veprat penale të lartcekura.

Prokuroria Speciale pretendon se në konfliktin mes dy familjeve janë kryer 29 sulme të cilat kanë rezultuar me 23 të vrarë, 10 pjesëtarë të familjes Kelmendi, tre të familjes Elshani dhe dhjetë viktima të rastit. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy fëmijë./Lajmi.net/