Tahiri pas formimit të Qeverisë Kurti 4: Shumicës parlamentare i ka humbur busulla, po ia humbin rrugën edhe shtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka shkruar pas formimit të Qeverisë Kurti 4, ndonëse edhe Kuvendi i Kosovës nuk e ka zgjedhur ende një nënkryetar. Për shumicën parlamentar, Tahiri ka thënë se është pa busull. “Kur po bëhen gati dy vite me kriza politike, institucionale, kushtetuese, por edhe ekonomike, kemi një Kuvend…

Lajme

13/09/2026 16:23

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka shkruar pas formimit të Qeverisë Kurti 4, ndonëse edhe Kuvendi i Kosovës nuk e ka zgjedhur ende një nënkryetar.

Për shumicën parlamentar, Tahiri ka thënë se është pa busull.

“Kur po bëhen gati dy vite me kriza politike, institucionale, kushtetuese, por edhe ekonomike, kemi një Kuvend dhe një Qeveri jashtëkushtetuese. Një shumicë që prodhon kriza në një kohë kur për vendin priten vendime jetike për historinë, por edhe për të ardhmen. Kriza dhe lojëra politike, kjo është logjika e tyre. Vetëm brenda dy ditëve kemi parë plot makinacione e papërgjegjësi që shpërfaqin të vërtetën e tyre. Përmes votimit treguan se sa të vërteta i kishin qëndrimet e tyre ndaj deklaratave antishtetërore të Listës Serbe”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se qytetarët i kanë parë sot dhe i kanë dëgjuar edhe njëherë fjalët boshe të Qeverisë që sipas tij është jokushtetuese, që ka thënë se përveç numrave dhe viteve të humbura, kanë përsëritur premtimet dhe kanë thelluar krizat ndërkaq ka thënë se nuk ka asnjë sukses dhe asnjë rezultat.

“Miliona të shpenzuara pa asnjë projekt të përmbyllur. Kjo po ndodh në një kohë kur kriza e çmimeve ka rënduar jetën e qytetarëve, kur nafta ka arritur në 1 euro e 83 cent, faturat e energjisë kanë prekur kulmin dhe inflacioni për të njëjtën periudhë është rritur në 7.3%. Sa tragjike, aq edhe qesharake t’i dëgjosh premtimet e njëjta për dështimet e gjithë këtyre viteve. Këtyre njerëzve u ka humbur busulla, dhe po ia humbin rrugën edhe popullit e shtetit”, ka shtuar Tahiri.

Qeveria Kurti 4 ka marrë 62 vota për, ndërkaq në seancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: