Dorëheqja e Haradinajt, Veseli mban konferencë për media

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli do ta mbajë konferencë për media pas kthimit nga SHBA-të.

Lajme

20/07/2019 17:30

Deklarimi i tij para mediave vjen pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.

“Sot, më 20.7.2019, në ora 18:30, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban konferencë për media në seli të PDK-së”, thuhet në komunikatën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Veseli në këtë konferencë pritet të flasë për hapat e mëtutjeshëm pas zhvillimeve të fundit politike. /Lajmi.net/