Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen në Kampionatin Botëror të boksit

Kosova e ka siguruar medaljen në Kampionatin Botëror të Boksit “Felix Stamm”, e cila po mbahet në Varshavë të Polonisë. Boksierja Donjeta Sadiku, e ka prekur finalen e kësaj gare të rëndësishme të këtij sporti. Në gjysmëfinale, ajo e mposhti italianen Rebecca Nicoli, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës. Derisa në çerekfinale, boksierja kosovare triumfoi ndaj…

Sport

15/05/2025 19:02

Kosova e ka siguruar medaljen në Kampionatin Botëror të Boksit “Felix Stamm”, e cila po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Boksierja Donjeta Sadiku, e ka prekur finalen e kësaj gare të rëndësishme të këtij sporti.

Në gjysmëfinale, ajo e mposhti italianen Rebecca Nicoli, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Derisa në çerekfinale, boksierja kosovare triumfoi ndaj polakës Alesandra Jankowiak, me rezultat 5:0.

Donjeta Sadiku, garon në kategorinë deri në 60 kilogramë.