Doni të humbni peshë? Shmangni së bëri këto gabime në mëngjes

19:59 | 6 Shkurt 2019

Që të gjithë kemi disa lloj zakonesh, të cilat mund të na kushtojnë por vështirë se heqim dorë nga to.

Disa nga zakonet e mëngjesit, sipas ekspertëve, mund të jenë përgjegjës për shtimin e peshës, transmeton lajmi.net.

Më poshtë gjeni zakonet e mëngjesit që po bëjnë që ju të fitoni peshë në mënyrë të pakontrolluar:

Të ndërruarit e rrobave në errësirë

Sapo të ngrihesh nga shtrati, juve iu duhet t’i hapni dritaret dhe të lini dritën e diellit të depërtojë në dhomë. Një studim zbuloi se njerëzit që fusin dritën e diellit në dhomën e tyre në mëngjes kanë BMI më të ulët.

Shmangia e peshoreve

Sipas një studimi një-vjeçar, sa më gjatë që presim për të matur peshën, aq më shumë kemi tendenca për ta shtuar atë.

Shumë kafe dhe pothuajse fare ujë

Pirja e një filxhani të madh kafeje në mëngjes, pa përcjelljen e ujit mund të shkaktojë shtim të rëndë në peshë. Uji në thelb nxit metabolizmin tonë dhe e mban trupin dhe vëmendjen e trurit. /Lajmi.net/