Donald Trump ndalon shkarkimin e TikTok-ut për amerikanët

Amerikanët nuk do të jenë më në gjendje të shkarkojnë TikTok dhe WeChat duke filluar që nga diela, pasi që administrata Trump do ta ndalojë atë nga dyqanet e aplikacioneve në SHBA.

Auto & Tek

18/09/2020 16:20

Departamenti i Tregtisë lëshoi një urdhër të premten, me të cilin do të ndalojë njerëzit në Shtetet e Bashkuara të shkarkojnë aplikacionin për ndarjen e videove dhe aplikacionin e mesazheve në pronësi të Kinës pas kësaj fundjave, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Njerëzit që kanë tashmë aplikacionet në telefonët e tyre do të jenë në gjendje të përdorin TikTok – por jo në gjendje të shkarkojnë versione të reja.

Një zyrtar i tha Reuters se përdoruesit e TikTok në SHBA nuk do të vërejnë ‘ndonjë ndryshim të madh’ në performancën e aplikacionit deri në 12 nëntor.

Por ai tha se afati mund të hiqej nëse ka një marrëveshje blerjeje – përndryshe aplikacioni do të ndalohet pas zgjedhjeve. /Lajmi.net/