Doli i pari nga votat me postë, Sokol Haliti falënderon mërgimtarët për mbështetjen
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, ka dal i pari nga votat me postë me 40.6%. Për këtë rezultat të mirë, ai ka falënderuar mërgatën për përkrahjen. “Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë ndjenjën e krenarisë dhe mirënjohjes që ndjejmë sot. Rezultatet e votave nga mërgata jonë janë dëshmi e qartë,…

Lajme
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, ka dal i pari nga votat me postë me 40.6%.
Për këtë rezultat të mirë, ai ka falënderuar mërgatën për përkrahjen.
“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë ndjenjën e krenarisë dhe mirënjohjes që ndjejmë sot. Rezultatet e votave nga mërgata jonë janë dëshmi e qartë, e pastër, e fuqishme, e fitores së bindshme, fitore e zemrës, fitore e besimit!”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se mërgata ka treguar edhe njëherë se dashuria për atdheun nuk njeh kufij dhe nuk e ndal as distanca, as vështirësia e as lodhja.
“Ju që punoni me ndershmëri çdo ditë, që kurrë nuk e harroni kush jeni, shtylla e kombit tonë, keni qenë dhe do të mbeteni forca më e madhe e këtij vendi. Kjo fitore është amanet që na obligon më shumë se kurrë të punojmë me përkushtim, me përulësi, me vendosmëri për të mos zhgënjyer asnjë prej jush. Mërgata foli me zemër, foli me mendje, foli me dashuri për vendin. Ju faleminderit nga zemra! Së bashku do e vulosim fitoren tonë përfundimtare”, ka shtuar Haliti.
Bazuar në rezultatet e përmbledhura të publikuara nga KQZ, në Komunën e Vitisë do të ketë balotazh mes Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të VV-së.
/Lajmi.net/