Doli e zhveshur që të vrapojë në park, ky është reagimi i personave prezent

Një grua ka incizuar vetën e saj gjatë momentit kur ka filluar vrapimin krejtësisht e zhveshur në 'Central Park' në Nju Jork të SHBA-ve.

Fun

25/05/2020 22:38

Një veprim i tillë duket se nuk iu ka ngjallur shumë kurreshtje personave përreth, meqë siç paralajmëron edhe Erika Costell, youtubere, ajo priste që dikush t’ia thërriste policinë.

Përderisa vrapon, ajo përshëndet të gjithë personat prezent në mënyrë që t’iu bie në sy atyre.

Videoja është ngarkuar në platformën ‘Youtube’ dhe ka marrë më se 1,5 milion shikime, derisa është komentuar mijëra herë. /Lajmi.net/

YouTube player