Aleanca dorëzon kallëzim penal për disa vendime të Qeverisë në detyrë, Tahiri: Ata e kanë shkelur detyrën zyrtare dhe pozitën si ushtrues detyre

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka folur para mediave pasi kanë dorëzuar kallëzim në Prokurori Speciale në lidhje me disa vendime që ka marrë Qeveria në detyre. Ai ka thënë se ky kallëzim penal ka të bëj me disa vendime të marra në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 12 gusht, që ka thënë se…

Lajme

26/08/2026 09:53

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka folur para mediave pasi kanë dorëzuar kallëzim në Prokurori Speciale në lidhje me disa vendime që ka marrë Qeveria në detyre.

Ai ka thënë se ky kallëzim penal ka të bëj me disa vendime të marra në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 12 gusht, që ka thënë se në vlerëismin e tyre dhe të juristëve janë vendime që bien ndesh me ligjin dhe të gjitha rregulloret që i ka kjo Qeveri.

“Qeveria në detyrë, quhet e tillë sepse nuk është Qeveri e votuar, ajo e ka të ndaluar me ligjin për Qeverinë me marr vendime që janë të ndërlidhura me 17 vendime që janë marrë në mbledhjen e Qeverisë për vendimin e komisioneve për emërimin e zyrtarëve të lartë shtetëror në Agjenci ekzekutive, në Agjencione qeveritare dhe në një rast për përzgjedhjen e sekretarit të jashtëm.  Qeveria në detyrë nuk guxon në asnjë moment ta shkel ligjin që vet e ka miratuar, ligjin për Qeverinë në të cilin kemi punuar edhe ne për shkak se thuhet ekskluzivisht se kjo Qeveri i ka kompetencat të kufizuara dhe rrjedhimisht me  marrjen e këtyre vendimeve e kanë shkel detyrën zyrtare dhe pozitën e tyre si ushtrues detyre”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se Aleanca në këtë kallëzim penal ka thënë gjithashtu se një deputet që betohet në Kuvend si deputet, nuk mund ta ushtroj detyrën tjetër ekzekutive sepse sipas tyre kjo është e ndaluar me ligj.

“Nuk mundesh paradite me shku në seancë, me u betu si deputet, me votu si deptuet dhe pastaj me vazhdu në Qeveri dhe me ushtru detyra ekzekutive si ministër në detyrë. Kjo është shkelje flagrante e ligjit, kjo poashtu është sanksionuar edhe me vendim tjetër të Gjykatës Supreme i cili vendim është poashtu i elaboruar në kallëzimin tonë penal. Kapja e shtetit duhet të ndalet, abuzimi me funksion publik duhet të ndalet. Presim që Prokuroria dhe Gjykata t’i përgjigjet kërkesës sonë”, ka shtuar Tahiri. /Lajmi.net/