Dogana ndalon 8 iPhone të padeklaruar në Aeroportin e Prishtinës
Dogana e Kosovës derisa kishte ndaluar për kontroll një udhëtar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili po hynte në territorin e Kosovës, pas skanimit dhe dyshimeve të zyrtarit doganor, atij i janë gjetur 8 telefona të mençur iPhone 18, të cilët nuk ishin deklaruar në Doganë. Vlera e përgjithshme e telefonave është rreth 15…
Lajme
Dogana e Kosovës derisa kishte ndaluar për kontroll një udhëtar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili po hynte në territorin e Kosovës, pas skanimit dhe dyshimeve të zyrtarit doganor, atij i janë gjetur 8 telefona të mençur iPhone 18, të cilët nuk ishin deklaruar në Doganë.
Vlera e përgjithshme e telefonave është rreth 15 mijë euro.
Mallrat janë ndaluar nga Dogana, ndërsa rasti është proceduar për vazhdimin e procedurave doganore dhe përcaktimin e detyrimeve përkatëse.
Dogana ka bërë të ditur se kontrollet në pikat kufitare vazhdojnë me qëllim të parandalimit të shkeljeve doganore dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi./Lajmi.net/